TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2023, 16:56

Dështoi në Botërorin e Katarit, PSG-ja afër firmës me trajnerin e njohur, pritet vetëm zyrtarizimi

Shkruar nga Pamfleti

Dështoi në Botërorin e Katarit, PSG-ja afër firmës me

PSG ka gjetur një trajnerin e ri dhe ai është Luis Enrike. 

L’ Equipe raporton se tekniku spanjoll do të marrë drejtimin e skuadrës pariziene. Ai pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim. 

Ajo që ka shtyrë klubin të shkojë drejt kësaj zgjedhje ka të bëjë edhe me faktin se Enrike menaxhon mirë situatat në dhomën e zhveshjes. Skuadra e Ligës 1 ka vendosur të pranojë kushtet që “timoneri” u ka kërkuar, të vetëdijshëm se koha po mbaron dhe jemi vetëm disa javë para sezonit përgatitor. 

Kujtojmë që Enrike drejtoi kombëtaren e Spanjës, por pas dështimit në Botërorin e Katarit dha dorëheqjen. 

Ai gjithashtu ka fituar tripletën me Barcelonën në vitin 2015, duke fituar Championsin, La Ligën dhe Kupën e Mbretit. 

luis enrike psg

Lini një Përgjigje