TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2023, 18:52

Ançeloti i thotë “PO” Brazilit, por ekziston specifikimi i rëndësishën në kontratë për të drejtuar ‘Seleçaot’

Shkruar nga Pamfleti

Ançeloti i thotë “PO” Brazilit, por ekziston specifikimi

Një lajm i bujshëm vjen nga Brazili ku bëjnë të ditur se Karlo Ançeloti do të jetë trajneri i ardhshëm i “Seleçaos”. “Globo TV’ ka konfirmuar nga burime pranë Federatës Braziliane se është arritur akordi me trajnerin e Realit të Madridit. 

Ançeloti ndiqej prej kohësh nga Brazili, por plani i klubit spanjoll dhe vetë teknikut ishte që të mos ndanin rrugët pa mbyllur kontratën, e cila përfundon në vitin 2024. Një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë pasi emërimi i Ançelotit në pankinën e Brazilit do të jetë pikërisht në qershorin e vitit 2024, kur i mbaron marrëveshja me madrilenët. 

Ky ka qenë kushti i vetëm që i ka vendosur trajneri, i cili do të qendrojë në drejtimin e Realit dhe vetëm vitin e ardhshëm do të ulet në pankinën e ”Seleçao”, për të tentuar kualifikimin në Botërorin 2026, padyshim me synimin për ta fituar atë. Deri në fillimin e punës se italianit, Brazilin pritet ta drejtojë një trajner i përkohshëm. 

karlo ançeloti brazili

Lini një Përgjigje