TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Qershor 2023, 18:30

Fitorja me Moldavinë tremb polakët: Shqipëria na rrezikon pjesëmarrjen në “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti

Fitorja me Moldavinë tremb polakët: Shqipëria na rrezikon

Shqipëria me trajnerin Silvinjo duket se është në rrugën e duhur për të arritur në Europian. Fitorja 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania” ishte spektakolare. Loja e kuqezinjve ishte pozitive dhe kjo ka bërë që ky triumf të bëjë jehonë jashtë vendit tonë. 

Në Poloni kanë nisur tashmë të ndjejnë presionin e kuqezinjve tanë, pasi të dyja kombëtaret ndodhen me pikë të barabarta, duke ndarë vendin e 2 dhe 3, teksa Republika Çeke udhëheq me 7 pikë dhë një ndeshje më shumë. 

Media polake, “SportwerFakty” ka shkruar në artikullin e saj: “Shqipëria, siç pritej. Nëse dikush në grupin E do të na kërcënonte ajo është Shqipëria”. Ndër të tjera thekson se skuadra e Silvinjos dominoi ndaj kundërshtarëve dhe e meritoi fitoren. 

Kombëtaren e pret takimi me ekipin Ishujve Faroe që doli i mundur 3-0 nga përballja me Çekinë të shtunën në Torshavn. Edhe në sfidën e së martës 3 pikët janë detyrim. 

Fitorja me Moldavinë tremb polakët: Shqipëria na rrezikon

shqipëria polonia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje