
Myrto Uzuni ka thyer rekord në Spanjë. Këtë gjë e ka arritur falë dopietës së sotme me Granadan në fitoren 3-0 në shtëpi.
Shqiptari është shënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll. Bomberi ka shënuar 46 gola gjithsej me fanelën e Granadës, kjo e kthen atë në lojtarin e huaj më të sukseshëm që ka shkelur ndonjëherë në qytetin jugor andaluz.
Për këtë rekord ka reaguar dhe presidenti Armand Duka. Presidenti i FSHF-së në fjalët e tij shpjegon se ndihet krenar kur një futbollist kuqezi hyn në historinë e klubeve të huaja. Z.Duka uron që Myrto Uzuni të vazhdojë të shënojë gola me peshë si në skuadër, ashtu edhe në Kombëtare.
Postimi i Armand Dukës në Facebook:
Kënaqësi të shohësh se si lojtarë të Kombëtares tonë të futen në historinë e klubeve të huaja.
Myrto Uzuni, tani autor i 46 golave me fanellën e Granadas, ka vendosur një rekord të ri për klubin spanjoll si shënuesi më i mirë i huaj.
Urime Myrto, uroj të vazhdoni të shënoni gola të tjerë të rëndësishëm me Granadan dhe me Kombëtaren!
Lini një Përgjigje