TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 18:45

Barcelona befasohet në Sevija, Betis i heq fitoren nga duart katalanasve në “frymën e fundit”

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona befasohet në Sevija, Betis i heq fitoren nga duart katalanasve

Barcelona nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në Sevija ndaj Betisit. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Levandovskit, në minutën e 39, duke bërë që katalanasit të shkonin në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.

Në minutën e 68, vendasit barazuan me Lo Çelson, i cili përktheu në gol një penallti. Në minutën e 82, Torres riktheu epërsinë e të besuarve të Flik, por vetëm përkohësisht, pasi Diao dërgoi shifrat në 2-2.

Falë këtij rezultati, Barcelona ngjitet në kuotën e 38 pikëve, 5 më shumë se ndjekësit e Realit të Madridit, të cilët kanë ende 2 sfida për të luajtur, ndërsa Real Betis mbeten në vendin e 11 me 21 pikë.

 

barcelona real betis la liga

Lini një Përgjigje