TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 17:38

Bajerni nuk njeh rivalë në Bundesligë, Leverkuseni bën detyrën me Xhakën protagonist

Shkruar nga Pamfleti

Bajerni nuk njeh rivalë në Bundesligë, Leverkuseni bën

Bajerni i Mynihut vazhdon hegjemoninë në kampionat. Bavarezët harrojnë eliminimin nga Kupa e Gjermanisë dhe mposhtin me rezultatin 4-2 Heidenhejmin.

Skuadra e drejtuar nga Vinsent Kompani iu fal Muisalës, i cili pas golit me ‘peshë’ në klasiken e Gjermanisë, sot realizoi dopietë në minutat 56 dhe 91. Upamekano hapi llogaritë për klubin nga Mynihu, ndërkohë Heidenhejmi barazoi dhe dha përshtypjen e një surprize. Miqtë rihapën llogaritë edhe njëherë tjetër duke ‘trembur’ tifozët, pas golit të tretë të realizuar nga Gorecka në minutën e 84.

Sezoni duket i mbyllur me Bajernin që është në vend të parë me 33 pikë, 6 më shumë se Frankfurti.

Fitore edhe për Bajer Leverkusen, që mundi 2-1 në shtëpi St. Paulin. Protagonist ishte Granit Xhaka me asistin e dhënë për golin e parë të shënuar nga Uirc.

bajerni i mynihut bajer leverkusen bundesliga

Lini një Përgjigje