TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 15:46

Lushnja vazhdon ringritjen në të Parën, “shtyp” Apoloninë për ‘play-off-in”

Shkruar nga Pamfleti

Lushnja vazhdon ringritjen në të Parën, “shtyp”

Është mbyllur me shifrat 2-1 sfida e sotme e Kategorisë së Parë. Lushnja ia ka dalë të triumfojë përballë Apolonisë në “Roza Haxhiu”.

Për vendasit golat u shënuan nga Kamisoko në minutën e 36 dhe nga Kaçanolli në minutën e 50. Apolonia nuk u dorëzua pas golit të dytë të pësuar dhe në minutën e 70 rihapi sfidën.

Maksuti u “harrua” në zonë nga mbrojtësit kundërshtarë dhe tundi rrjetën, duke çuar shifrat nga 2-0 në 2-1. Fierakët gjetën sërish rrugën e rrjetës në minutën e 83, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të lojtarit të Apolonisë dhe në këtë mënyrë rezultati mbeti i pandryshuar.

Në minutat e mbetura të dyja ekipet luftuan, por pa mundur të shënonte gola të tjerë. Pas kësaj, fitoreje Lushnja shkon në kuotën e 21 pikëve dhe ngjitet përkohësisht në vendin e 5. Ndërkohë nga ana tjetër Apolonia mbetet në kuotën e 15 pikë në vendin e 9.

lushnja apolonia kategoria e parë

Lini një Përgjigje