TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Dhjetor 2024, 16:30

“Nuk është te PSG-ja”, Ronaldo flet për “ngecjen” e Mbappes te Reali: Duhet t’i bëjë ballë presionit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk është te PSG-ja”, Ronaldo flet për

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe po lufton për të zënë hijen e Cristiano Ronaldos te Real Madrid që nga ardhja e tij në Spanjë, por deri tani gjërat nuk po shkojnë si duhet.

Sulmuesi francez ka humbur dy penallti në tre ndeshje për Los Blancos në të gjitha garat. Kylian Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes, por vetëm për tu kritikuar. Ylli francez nënshkroi për Real Madridin nga PSG në verë, por ka dështuar në mënyrë drastike për të justifikuar potencialin e tij deri më tani.

Cristiano Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit, së fundmi ka folur për transferimin e Mbappes në Madrid. Gjatë një bisede me Rio Ferdinand, ai tha ylli 39-vjeçar i Al-Nassr përsëriti faktin se francezi duhet të përballet me presionin pasi Real Madridi nuk mund të krahasohet me PSG-në.

"Le të shohim nëse ai do të jetë mirë dhe i fortë mendërisht për tu përballur me presionin, sepse Real Madrid nuk është PSG. Nuk e di se si do të jetë ecuria e tij më tej, dhe sa ai do të jetë në gjëndje të mbajë presionin e një klubi të madh si Reali, mbetet për tu parë, por unë mendoj se Madridi do të qëndrojë i fortë, por nuk e di nëse do të jenë më të mirë se vitin e kaluar. nuk e di. Le të shohim. Vetëm Zoti e di. Por ata kanë një ekip fantastik, lojtarë fantastikë”, tha Ronaldo.

 

Lini një Përgjigje