
Elseid Hysaj rikthehet në titullar te Lacio. Direkt pas rikthimit në ekip pas përjashtimit nga lista, Hysaj luan titullar në sfidën e Kupës së Italisë, ku Lacio përballet me Napolin.
Një vendim i papritur ky nga trajneri Marko Baroni. Tashmë, edhe njëherë tjetër, Hysaj ka mundësinë që të fitojë besimin e trajnerit dhe të rikthehet protagonist në futbollin italian.
Në këtë sezon, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare mori 9 minuta në total në javën e dytë dhe të tretë të Serisë A. Më pas nuk u përfshi me skuadrën.

Lini një Përgjigje