
FIFA ka hedhur sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube, i cili do të luhet me 32 skuadra. Një aktivitet si asnjëherë më parë të cilin FIFA planifikon ta zhvillojë çdo katër vite, ashtu si turnetë madhorë të kombëtareve.
Shorti ka dhuruar përballje shumë interesante pas ndarjes në grupe, me duele si PSG-Atletiko në Grupin B, Bajern Mynih-Boka Xhuniors në C, River Plejt-Inter në Grupin E apo Mançester Siti-Juventus në Grupin G.
Sipas rregullores së këtij edicioni, dy skuadrat e para të çdo grupi kualifikohen në fazën me eliminim direkt të turneut i cili zhvillohet në verën e vitit 2025 në SHBA nga 15 qershori, më 13 korrik.
Shorti i Botërorit për Klube:
Grupi A: Palmeiras, Porto, Al Ahli, Inter Majemi
Grupi B: PSG, Atletiko Madrid, Botafogo, Siatëll Saunders
Grupi C: Bajern Mynih, Okland Siti, Boka Xhuniors, Benfika
Grupi D: Flamengo, ES Tunis, Çelsi, Leon
Grupi E: River Plejt, Uraua Red Dajmonds, Monterrej, Inter
Grupi F: Fluminense, Borusia Dortmund, Ulsan HD, Mamelodi Sandauns
Grupi G: Mançester Siti, Uidad Kazablanka, Al-Ain, Juventus
Grupi H: Real Madrid, Al-Hilal, Paçuka, Salcburg
Janë 12 stadiume që do të presin 63 ndeshjet e kompeticionit. Finalja do të luhet në MetLife Stadium, New York (New Jersey). Këtu janë stadiumet te detajuara bashke me qytetet:
Mercedes-Benz Stadium – Atlanta
TQL Stadium – Cincinnati
Bank of America Stadium – Charlotte
Rose Bowl Stadium – Los Angeles
Hard Rock Stadium – Miami
GEODIS Park – Nashville
MetLife Stadium – New Jersey
Camping World Stadium – Orlando
Inter&Co Stadium – Orlando
Lincoln Financial Field – Philadelphia
Lumen Field – Seattle
Audi Field – Washington
Lini një Përgjigje