TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2024, 18:03

“Moment special për mua”, Armando Broja flet për debutimin me Evertonin: Shumë i lumtur për rikthimin në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Moment special për mua”, Armando Broja flet për debutimin

Armando Broja është rikthyer më në fund të jetë protagonist në fushën e lojës. Sulmuesi tashmë ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe ditën e djeshme ka debutuar me Evertonin në Premier Ligë.

Talenti i Kombëtares zbriti në fushë në minutën e 83 të takimit që Evertoni fitoi 4-0 ndaj Ullverhempton, ku arriti të bënte “lëmsh” gjithë mbrojtjen kundërshtare. Pas kësaj sfide mjaft i lumtur është shfaqur Broja, i cili falenderon tifozët dhe gjithë skuadrën për pritjen e ngrohtë që i bënë.

Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Thjesht doja t'ju falënderoja shumë për pritjen e ngrohtë që më bëtë sot. Jam shumë i lumtur që u ktheva nga lëndimi, shumë i lumtur që isha në fushë me ju djema dhe ndava atë moment të veçantë. Jam vërtet, shumë i lumtur që jam rikthyer. Siç thashë fitore e mrekullueshme sot. Tani shpresojmë të marrim një fitore në derbi të shtunën, gjë që është më e rëndësishme. Faleminderit shumë djema për mirëseardhjen, për mua do të thotë shumë”, ka theksuar Broja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Everton (@everton)

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare everton

Lini një Përgjigje