TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2024, 17:19

Viti i Ri e gjen Realin në fushën e lojës, madrilenët mësojnë datën kur do të luhet ndeshja e shtyrë

Shkruar nga Pamfleti

Viti i Ri e gjen Realin në fushën e lojës, madrilenët

Reali i Madridit nuk po kalon një moment të mirë, teksa mbetet në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Barcelona kryesuese. Megjithatë, “Los Blancos” kanë një ndeshje të prapambetur, atë kundër Valencias.

Kjo sfidë u shty për shkak të përmbytjeve masive në qytetin e Valencias, ku dhe shumë njerëz humbën jetën. Tashmë është vendosur edhe kur do të luhet kjo ndeshje.

Më 2 janar në orën 20:00 do të jetë stadiumi “Mestalla” i Valencias që pret këtë takim. Kujtojmë se gjithçka u shty më parë për shkak të përmbytjeve, që prekën qytetin e Valencias në Spanjë.

Data 2 janar ishte preferencë e Valencias, ndërsa është hedhur poshtë data 5 që u propozua nga Reali. Madrilenët janë aktualisht 4 pikë larg Barcelonën kryesuese, por me këtë ndeshje të prapambetur për t’u luajtur.

reali i madridit valencia la liga

Lini një Përgjigje