
Armando Broja debuton me Evertonin. Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 83, duke luajtur diçka më shumë se 10 minuta.
23-vjeçari zëvendësoi ‘kokë më kokë’ sulmuesin anglez me tipare ‘9-shi’, Kalvert Leuin. Kjo zgjedhje tregon besimin e madh te shqiptari, pasi edhe pse pak minuta ai zgjidhet të jetë në majë të sulmit. Ekipi anglez mposhti Volverhempton me rezultatin tenistik 4-0 në shtëpi.
Broja synon që të futet gradualisht në skemat e trajnerit Dajç, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë, që e la jashtë fushave për shumë muaj. Rikthimi i tij është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, me kualifikueset e Botërorit që nuk janë dhe aq larg.
Ylli shqiptar shpreson se do të mund të vijë në formë, sa më shpejt të jetë e mundur. Kujtojmë që Broja është i huazuar nga Çelsi tek Evertoni.
Lini një Përgjigje