TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2024, 16:57

“Ka potencial të madh”, trajneri i Lilës vlerëson Zhegrovën: Është lojtar i talentuar

Shkruar nga Pamfleti

“Ka potencial të madh”, trajneri i Lilës vlerëson

Trajneri i Lilës, Bruno Genesio, ka folur së fundmi për një nga lojtarët më në formë të ekipit të tij këtë sezon, sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrovën.

Tekniku i skuadrës franceze deklaroi për mediat se “dardani” ka mundësi që të përmirësohet edhe më shumë.

Edon Zhegrova ka shënuar ndaj skuadrave si Fenerbahçe, Slavia e Pragës, Atletiko e Madridit, PSG, Strasburg e Rene, ndërsa ka asistuar ndaj Juventusit e Le Havres.

Referuar këtyre statistikave, trajneri i Lilës u shpreh se Zhegrova shënon gola të jashtëzakonshëm.

Ai është lojtar i talentuar, i cili është në gjendje ta bëjë dallimin në çdo periudhë të ndeshjes. Kam marrëdhënie të mira me të dhe ai mendon se mund të përmirësohet në vazhdimësinë e ndeshjeve të mira.

Ai duhet të jetë i mirë në çdo ndeshje dhe mendon se mund të përmirësohet në këtë aspekt. Ai është faktor sepse është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm, ashtu siç ka bërë në Kupat Europiane, sidomos në ato të play-offit.

Është i dashur për të gjithë dhe është integruar shumë mirë te skuadra e Lilës”,- tha ai.

Deri më tani, këtë sezon mes Ligës 1 dhe Champions League, në 19 ndeshje, Zhegrova ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë dy asiste.

bruno genesio trajneri i lilës edon zhegrova

Lini një Përgjigje