TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2024, 22:39

Premier Liga/ Ngec Liverpuli, Çelsi nuk ndal hapin; Siti rikthehet në “shina”

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga/ Ngec Liverpuli, Çelsi nuk ndal hapin; Siti rikthehet

U luajtën mbrëmjen e sotme, katër duelet interesante të Premier Ligës, ku u shënuan në total plot 19 gola.

Kryesuesit e Liverpul, nuk shkuan më shumë se barazimi 3-3 në transfertë ndaj Njukastëllit, ndërkohë që ka marrë fund, seria e gjatë negative e Sitit të Pep Guardiolës, që mbrëmjen e sotme mposhti Notingham Forestin me rezultatin 3-0.

Fitore spektakolare edhe për Çelsin në transfertë, me rezultatin 1 me 5 ndaj Sauthamptonit të vendit të fundit.

Në duelin tjetër, Evertoni i Armando Brojës, shpartalloi me rezultatin 4-0 Uolves në debutimin e sulmuesit shqiptar me fanelën e skuadrës së Evertonit. Broja u hodh në fushë në minutën e 83.

liverpul çelsi mançester siti çpremier liga

Lini një Përgjigje