
Vllaznia ka humbur busullën. Shkodranët kanë pësuar humbjen e dytë radhazi dhe këtë radhë e kanë bërë kundër Dianmos, duke u mposhtur në “Loro Boriçi” me rezultatin 2-3.
Blutë e kryeqytetit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 28. Vila pasoi për Zabërgjeën, i cili nga e majta hyri në zonë dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme në shtyllën e largët.
Djemtë e Ilir Dajës gjetën edhe golin e dytë në minutën e 43. Kahrimanoviç humbi topin në mesfushë, Zabërgja nisi kundërsulmin dhe pasoi për Nanin, i cili nga e djathta lëshoi një predhë që nuk u ndal dot nga Qarri.
Me fitoren 2-0 të kryeqytetasve u mbyll edhe 45 minutëshi i parë i këtij takimi.
Me fillimin e pjesës së dytë, më konkretisht në minutën e 53, “nëndetësja blu” realizoi edhe golin e tretë. Tjetër aksion i shpejtë në të djathtën i Nanit, i cili hyri në zonë dhe mposhti Qarrin.
Vllaznia “u zgjua” vetëm në minuat e fundit, por dy golat e realizuar nuk mjaftuan për të përmbysur ndeshjen.
Në minutën e 87, Spahija nisi Çobën në të majtë dhe ky i fundit hyri në zonë dhe mposhti Salin duke shkurtuar diferencën.
2 minuta më vonë, ekipi i Bërdariç dyfishoi shifrat, por goli vlejti vetëm për statistikë. Pas një goditje këndi i cili Spahija i cili tund rrjetën.
Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë, duke “kërcënuar” Partizanin për kreun, ndërsa Vllaznia mban vendin e 4 me 25 pikë.
Lini një Përgjigje