TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2024, 19:33

Dueli i fundit për 2024 dhe trofeu i parë sezonal, caktohet data dhe stadiumi për finalen e Superkupës së Shqipërisë

Shkruar nga Pamfleti

Dueli i fundit për 2024 dhe trofeu i parë sezonal, caktohet data dhe

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia-Kukësi, do të luhet më 26 dhjetor, në orën 19:00. Dueli i fundit për këtë vit dhe trofeu i parë sezonal do të vendoset në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Një ndeshje interesante pritet mes dy ekipeve që do të kërkojnë me çdo kusht trofeun e Superkupës. Egnatia vjen në këtë sfidë si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalisti i Kupës së Shqipërisë.

Në ditët në vijim, FSHF do të nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë takim.

egnatia kukësi superkupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje