
Ish-ylli i PSG-së, Heze Rodrigez ka nisur një sulm të furishëm ndaj ish-klubit dhe presidentit të tij Naser Al-Khelaifi, katër vjet pasi periudha e tij e pasuksesshme në Paris mori fund.
Spanjolli u bashkua me francezët nga Reali i Madridit si një anësor me vlerësim të lartë, i etur për të përmirësuar kohën e tij të lojës, pasi pati vështirësi me konkurrencën e Kristiano Ronaldos dhe Garet Bejl në Madrid.
Heze u ndal te përvoja e tij e keqe me PSG, ku pretendon se presidenti Naser Al-Khelaifi kishte më shumë interes për bashkëshorten e tij, modelen Aurah Ruiz, sesa për atë si futbollist.
Në fillim të intervistës, Heze përmendi çështjet e errëta në botën e futbollit, duke aluduar se disa lojtarë përdorin substanca të ndaluara për të përmirësuar performancën, ndërsa këto raste mbeten të fshehta.
“Debutova me një asistim për golin e fitores, por më pas nuk luajta për dy muaj për shkak të apendiksit. Deri në dimër më thanë se duhej të largohesha. U ndjeva i tradhtuar dhe ia thashë trajnerit Junai Emeri.
Naser Al-Khelaifi as që donte të më shihte, as për foton e skuadrës, nuk e di nëse i ra në sy gruaja ime, nuk më dhanë shpjegime dhe më trajtuan tmerrësisht keq. Pikërisht atëherë kuptova pse Reali i Madridit është klubi më i madh në botë, në PSG u ndjeva sikur kisha të bëja me një miliarder që i trajton lojtarët si distinktivë”, tha Heze.
Ai kujtoi gjithashtu një moment nga ditët e tij te Reali i Madridit nën drejtimin e Karlo Ançelotit, duke theksuar guximin e trajnerit.
"Garet Bejl u ble për 120 milionë euro, por Karlo kishte guximin ta ulte në stol dhe të më lejonte të luaja. Sa trajnerë do ta bënin këtë? Pothuajse asnjë", tregoi mes të tjerash Heze Rodrigez.
Lini një Përgjigje