TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2024, 18:38

Teuta dhe Laçi ndajnë pikët në “Niko Dovana”, Elbasani fiton pas 8 javësh dhe ‘zhyt’ Bylisin në fundin e klasifikimit

Shkruar nga Pamfleti

Teuta dhe Laçi ndajnë pikët në “Niko Dovana”,

Përfundojnë 2 ndeshjet e javës së 16 të Abissnet Superiore. Teuta ka mundur të marrë 1 pikë si vendas pas golit të mbrojtësit Jazxhi në barazimin 1-1 me kurbinasit.

Laçi dominoi pjesën e parë dhe e mbylli në avantazh pas golit të Mjakit, që mesa duket golin e ka kthyer në ‘ushqimin’ e preferuar. Martini udhëzoi të tijtë dhe ktheu përmbys situatën në pjesën e dytë.

Durrsakët mund të kishin kaluar edhe në epërsi, po falë mbrojtësit shënues, i cili me kokë ishte në top formë sot. Skuadra e Morieros pati dhe ajo rastet për dyfishim në pjesën e dytë, por Tafas u kthye në ‘hero’ vendimtar për ekipin e Edi Martinit.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani ka mposhtur Bylisin me rezultatin e pastër 3-1. “Tigrat verdheblu” janë kthyer te fitorja pas 8 javësh zhgënjyese.

Një sfidë e cila u vendos me përmbysje, pasi të parët kaluan në avantazh ballshiotët.

Dhe pse me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të kapitenit Abazaj, skuadra e Dedes befasoi në fundin e pjesës së parë duke zhbllokuar sfidën me Malomon.

Djemtë e drejtuar nga Bordin reaguan në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Kasa që barazoi takimin me një goditje spektakolare nga jashtë zone.

Heroi i takimit për Elbasanin ndërkohë ishte Lleshi. Ky i fundit realizoi dy gola, të cilët erdhën nga gabimet në mbrojtjen e miqve.

Kështu Elbasani rikthehet te fitorja pas tetë ndeshjesh në kampionat. Ishte pikërisht transferta e Bylisit që sillte 3 pikët, që tashmë fitohen sërish në Elbasan. Bylisi ndodhet në vendin e fundit me 13 pikë, ndërsa Elbasani mban vendin e pestë me 21 pikë pas 16 javësh kampionat.

 

elbasani bylis teuta laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje