TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Dhjetor 2024, 21:56

Ylli i Kosovës kërkohet me ngulm në Serinë A, ‘gjigandët’ e Apenineve vihen pas Edon Zhegrovës

Shkruar nga Pamfleti

Ylli i Kosovës kërkohet me ngulm në Serinë A,

Juventusi dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e Kosovës, Edon Zhegrova.

Sipas raportimeve të mediave italiane si klubi torinez edhe kryeqytetasit pritet të vazhdojnë nga puna për të tentuar afrimin e Zhegrovës këtë merkato.

Megjithatë, duket se bardhezinjtë janë disi më të avantazhuar në këtë garë, kjo për shkak se “Zonja e Vjetër” ka marrëdhënie të shkëlqyera me agjentin e sulmuesit, Hasan Cetinkaja, duke qenë se është i njëjti person që shiti Denis Zakaria për 20 milionë te Monako.

Tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Zhergovës në fund, mirëpo ajo që dihet është 25-vjeçari është kthyer ndër lojtarët më të kërkuar të momentit, teksa këtë sezon ka arritur të shënojë plot 8 gola e të asistojë 2 të tjerë.

edon zhegrova sulmuesi kosovar juventus roma

Lini një Përgjigje