
Elbasani nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Roberto Bordin. Ky i fundit dha dorëheqjen pas fitores me Bylisin dhe vetëm pak orë më parë u zyrtarizua largimi i tij.
Tashmë në krye të verdhebluve do të jetë Ivan Gvozdenoviç. Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe serbi tashmë do të drejtojë Elbasanin në pjesën tjetër të kampionatit.
Një lëvizje surprizë kjo nga Elbasani, që mban në Superiore Gvodenoviç, teksa nga momenti në moment pritet zyrtarizimi. Ky i fundit e njeh mirë kampionatin shqiptar, pasi vetëm pak ditë më parë u largua nga Skënderbeu, ekip me të cilin arriti të surprizojë të gjithë në Superiore sezonin e kaluar.
Lini një Përgjigje