Politikani Dashamir Shehi, duke komentuar zhvillimet politike brenda Partisë Socialiste, u shpreh se Ben Blushi ka qenë i vetmi që i është përballur me dinjitet kryeministrit Edi Rama, ndërsa për figurat e tjera brenda PS-së tha se nuk kanë pasur të njëjtin qëndrim.
"Desidenti i fundit i Partisë Socialiste ishte Ben Blushi", tha Shehi ndër të tjera.
Duke folur për protestën e ditëve të fundit, Shehi vlerësoi se kjo lëvizje duhet të organizohet dhe të shndërrohet në një formacion politik. Sipas tij, nëse kjo ndodh, ajo mund të sigurojë deri në një të tretën e votave. Në të kundërt, nëse vazhdon në formën aktuale, rrezikon të zbehet dhe të shuhet.
Më tej, Shehi deklaroi se të gjitha partitë opozitare, përfshirë ato të drejtuara nga Agron Shehaj, Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe forca të tjera që e konsiderojnë veten opozitë, duhet të bashkohen me partinë “Shqipëria e Re” të protestuesve. Sipas tij, vetëm një bashkim i tillë mund t’u japë forcë politike, ndërsa të veçuara rrezikojnë të asgjësohen politikisht.
I pyetur nëse kryeministri Edi Rama mund të japë dorëheqjen, Shehi u shpreh prerazi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Lini një Përgjigje