
Pas rinovimit të kontratës deri në qershor 2028, Kristian Shpendi e ka lidhur fatin e tij sportiv me Çezenën për të paktën deri në fund të sezonit, duke mbyllur përfundimisht thashethemet që e largonin në janar, ndoshta me një qëndrim të përkohshëm deri në qershor.
Megjithatë, për sezonin e ardhshëm, gjërat mund të ndryshojnë drastikisht. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, Çezena nuk ka ndërmend ta frenojë ngritjen e një lojtari, i cili u ble në vitin 2019 për 2500 euro, ndërsa sot vlerësohet jo më pak se 15 milionë euro.
Nuk përjashtohet, përveç mundësive në Serinë A, të transferohet edhe jashtë Italisë. Anglia është pista kryesore. Dhe jo vetëm Premier Liga, pasi edhe Championship-i anglez do të ishte një hap përpara për një lojtar kaq të ri. Kjo jo vetëm në aspektin e përvojës profesionale, por edhe ekonomik, duke marrë parasysh mundësitë financiare të skuadrave të ligës së dytë në Angli, shumë më të mëdha se ato të Serisë B italiane.
Lini një Përgjigje