TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2024, 19:31

“Made in Albania” në ‘Arenën e Demave’ Partizani bën VAR-in me tablet në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Made in Albania” në ‘Arenën e Demave’

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në supersfidën e javës së 16 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Një nga momentet më të diskutuara të kësaj sfide ishte pretendimi për penallti që kampi i kuq kishte në minutën e 84. Madje kjo situatë kaloi në nervozizmin e trajnerit të Partizanit, Aleksandar Veselinoviç.

Ky së bashku me një nga anëtarët e stafit u futën në fushën e lojës dhe me një tablet në dorë po i tregonin arbitrit të ndeshjes mbi penalltinë e pretenduar. Kryesori i ndeshjes nuk e fali serbin duke e ndëshkuar me karton të kuq.

Veselinoviç më pas u detyrua që të linte stolin dhe të kapërcente sipër në tribunë. Nga aty ai ndoqi pjesën e mbetur të sfidës, që ishte e mbushur me polemika dhe raste të shumta.

aleksandër veselinoviç trajneri i partizanit

Lini një Përgjigje