TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2024, 19:07

Në Korçë fiton mërzia, Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët dhe kartonët; barazimi me Egnatian lë Partizanin pa trajner

Shkruar nga Pamfleti

Në Korçë fiton mërzia, Skënderbeu dhe Tirana

Skënderbeu dhe Tirana kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 16 të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Korçës, përfundoi në barazim 0-0.

Një ndeshje e vakët, me skuadrat që krijuan shumë pak raste shënimi gjatë 90 minutave lojë. Në këtë mënyrë, dy ekipet ndajnë pikët duke bërë paqe me njëra-tjetrën.

Me këtë barazim, Tirana shkon në kuotën e 17 pikëve dhe mbetet në vendin e 7. Në krahun tjetër, me 14 pikë, korçarët mbeten në vendin e parafundit.

Partizani e ka mbyllur në barazim 1 me 1 sfidën me Egnatian në stadiumin “Arena e Demave”.

Takimi nisi me mjaft intensitet, teska Cara “flirtoi” me golin që në minutën e gjashtë, por portieri i mohoi festën. Të kuqtë realizuan pas 33 minutash lojë, Mba ndëshkoi kundërshtarin me një goditje tokazi, në brendësi të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi “gardianit” Dobjani.

Kampionët e Shqipërisë u futën në pjesën e dytë me shumë dëshirë. Ujka provoi me një goditje nga distanca në minutën e 62, por Qirko në vendin dhe kohën e duhur, i tha jo. Rrogozhinasit ia dolën që të vendosnin ekuilibrat me një eurogol të Bakajokos në minutat e fundit.

Megjithatë polemikat filluan në minutën e 85, kur Partizani pretendoi për penallti. Aty trajneri Veselinoviç nuk mbajti dot nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, duke bërë që pjesën e mbetur të ndeshjes ta ndiqte nga tribuna.

Partizani kryeson kampionatin ndërsa Egnatia është në vendi ne 3.

tirana skënderbeu partizani egnatia abissnet superiore

Lini një Përgjigje