
Ivan Balliu është një lojtar mjaft i pëlqyer nga tifozët shqiptarë kohët e fundit. 30-vjeçari preferohet më shumë se Hysaj në krahun e djathtë të mbrojtjes, lëvizje që së fundmi e ka bërë dhe trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo.
Megjithatë, në një intervsitë të dhënë për "Sport Jot Down" së fundmi, Balliu ka surprizuar me përgjigjen e tij. I pyetur nëse do dëshironte më shumë të fitonte Europianin me Shqipërinë apo Ligën e Europës me Rajo Vajekanon, ai ka zgjedhur këtë të fundit.
Gazetari: Tani vjen pyetja më e vështirë, të fitosh Europianin me Shqipërinë apo të fitosh Ligën e Europës me Rajo Vajekanon?
“Të fitoj Ligën e Europës me Rajo Vajekanon, kaloj shumë kohë të bukura me Kombëtaren, por ti kujdesesh për klubin tënd, atje ku shpenzon çdo ditë dhe ndihesh më mirë”, ishin fjalët e Ivan Balliut.
Lini një Përgjigje