TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Dhjetor 2024, 22:55

Elseid Hysaj i bën të gjitha si titullar, Lacio eliminon Napolin dhe kualifikohet në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Shkruar nga Pamfleti

Elseid Hysaj i bën të gjitha si titullar, Lacio eliminon Napolin dhe

Lacio me Elseid Hysajn në fushë ka mposhtur Napolin në sfidën e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Italisë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Olimpico”, përfundoi 3-1 në favor të lacialëve, me Hysajn titullar, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes.

Të 3 golat për Lacion u shënuan nga Noslin, por edhe Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Si fillim mbrojtësi shqiptar dha pasimin e fundit në momentin që ekipi i tij fitoi penallti. Megjithatë, 11-metërshi u humb nga Zakanji.

Por jo vetëm kaq. Hysaj ishte protagonist edhe në golin e dytë për të tijtë. Në minutën e 41 të sfidës, ishte pikërisht mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që nisi aksionin që dërgoi Lacion te goli i dytë. Gjithashtu, 30-vjeçari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 80.

Me këtë fitore, skuadra e drejtuar nga Marko Baroni shkon në çerekfinale të Kupës. Në këtë fazë, Lacio do të përballet me fituesin e çiftit Inter-Udineze.

lacio napoli kupa e italisë

Lini një Përgjigje