TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 16:53

Formula 1/ Lëklerk e nis garën nga vendi i fundit, MekLaren dominon provat zyrtare në Abu Dabi

Shkruar nga Pamfleti

Formula 1/ Lëklerk e nis garën nga vendi i fundit, MekLaren dominon

Piloti britanik Lando Norris siguroi “pole position” sot pasdite në pistën e Jas Marina, i vlefshëm për Çmimin e Madh të Abu Dabi. Ky është “pole” nr.9 në karrierë për pilotin e MekLaren, që dha kohën 1’22”884, siguruar në sekondat e fundit.

Një dominim i MekLaren në këto prova zyrtare, me të dy pilotët e saj në vijën e parë në startit. I dyti u rendit Oskar Piastri, rezultat ky që afron makinën britanike me titullin kampion për konstruktorë, pasi rivalët e Ferrarit janë shumë larg.

I treti u rendit Karlos Sainz me makinën “kokëkuqe”, që do të ndajë vijën e dytë me një emër surprizë, Niko Hulkenberg me Has. Vetëm i pesti Maks Vershtapen me Red Bull, që la pas Gasli, Rasëll, Alonso, Botas dhe Perez, në “top-10” më të mirët.

Ai që zhgënjeu ishte Sharls Lëklerk me Ferrarin, që u klasifikua i 14 pasi iu hoq koha e dhënë. Dhe, pas penalizimit me 10 pozicionte, do ta nis garën e së dielës nga vendi i fundit. Dobët u paraqit Ljuis Hemilton me Mercedes, në vendin e 18.

formula 1 çmimi i madh i abu dabi sharls lëklerk

Lini një Përgjigje