TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 18:24

Siti nuk është “shëruar” akoma, ‘qytetarët’ thellojnë krizën dhe katranosin gjithçka në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Siti nuk është “shëruar” akoma,

Pritej fitorja e dytë radhazi pas disfatave të shumta, mirëpo Mançester Siti nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 në “Selhurst Park”, përballë Kristal Palas në sfidën e vlefshme për javën e 15 të Premier Ligës, duke treguar se kriza brenda skuadrës së teknikut Pep Guardiola ende nuk ka përfunduar.

Ndeshja nisi shumë keq për kampionët në fuqi të Anglisë. Vendasit kaluan në avantazh pas vetëm katër minutash lojë me Munjoz, i cili kapi të papërgatitur mbrojtjen e “Sitizens”. Kundërpërgjigjja e lojtarëve të Pep Guardiolës erdhi në minutën e 30 me golin e barazimit të shënuar nga Haland.

Pjesa e dytë filloi si ajo e para për miqtë, me Palas që u kthyen në avantazh falë një goli të Lakrua në minutën e 56.

Mançester Siti reagoi duke barazuar shifrat në minutën e 68 me të riun Luis, por nuk arriti të gjente golin e fitores dhe në minutën e 84 mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga Luis.

Në dy ndeshjet e tjera të orës 16, Aston Vila mposhti 1-0 Sauthempton dhe Brentfordi fitoi 4-2 kundër Njukasëllit.

mançester siti kristal palas premier liga

Lini një Përgjigje