TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Dhjetor 2024, 18:02

Tani është i vetmi në historinë e Granadës, Myrto Uzuni “çon në delir” stadiumin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tani është i vetmi në historinë e Granadës, Myrto Uzuni

Granada po luan në shtëpi kundër Rejsing Santander dhe po kryeson 2-0. Myrto Uzuni realizoi golin e dytë të klubit spanjoll.

Uzuni nuk di të ndalet në La Liga 2 të Spanjës. Shqiptari ka çuar peshë festimet në stadium pas dyfishimit të rezultatit të klubit jugor iberik.

Sulmuesi i Kombëtares shënoi në minutën e 52 dhe tregon dhe njëherë se ka ‘nuhatje’ të jashtëzakonshme para portës. Pas një aksioni të gjatë, ‘bomberi’ i Kategorisë së Dytë gjeti kohën dhe vendin e duhur dhe ia doli të tundte rrjetën.

Uzuni tashmë është golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. 29-vjeçari theu rekordin e El-Arabit, që qendronte me 44 gola të shënuar.

Uzuni ka arritur të tundë rrjetën 45 herë në 103 ndeshje duke qenë kryefjala e skuadrës së tij.

myrto uzuni sulmuesi i kombëtares shqiptare granada

Lini një Përgjigje