
Granada ka fituar 3-0 në shtëpi kundër Santander. E gjithë kjo falë Myrto Uzunit.
Bomberi shqiptar nuk është ndalur as këtë javë dhe është konfirmuar si dashuria e tifozëve të klubit jugor iberik. Lojtari i Kombëtares realizoi dopietën personale me 2 gola mjaft të bukur. I dyti ishte plotësisht individual, pasi goleadori u kthye në fazë difensive, rrëmbeu një top dhe nisi marshimin krejt i vetëm deri te rrjeta e miqve.
Uzuni vlerësohet me notën 8.3, si dhe shpallet ‘Lojtari i Ndeshjes’ në Spanjë. I gjithë gadishulli iberik po çmendet pas shqiptarit dhe e ardhmja rezervon shumë për kryegoleadorin.

Lini një Përgjigje