TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 22:03

Torino vihet pas shtatlartit shqiptar, 21-vjeçari fantastik në prapavijë

Shkruar nga Pamfleti

Torino vihet pas shtatlartit shqiptar, 21-vjeçari fantastik në

Pas shitjes së “yllit” të tyre, Alesandro Buonxhorno te Napoli, për plot 40 milionë euro, drejtuesit e “Demave” të Torinos kanë filluar të kërkojnë një qendërmbrojtës të ri dhe një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serisë A është Albian Hajdari, 21-vjeçari shqiptar, që aktualisht luan te Lugano, në elitën e futbollit zviceran dhe është pjesë e moshave të Kombëtares “Helvete”.

“Dardani” i prapavijës ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit, teksa konsiderohet si një lojtar me shumë potencial, ku përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës.

Presidenti Kairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez. Kartoni i tij vlerësohet maksimalisht 4 milionë euro dhe aktualisht pas tij janë vendosur edhe Augsburgu e Xhirona.

albian hajdari shtatlarti shqiptar torino

Lini një Përgjigje