TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 21:18

Mitaj shkëlqen në kampionatin arab, “Super Mario” drejt titullit kampion me Al Itihad (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mitaj shkëlqen në kampionatin arab, “Super Mario” drejt

Mario Mitaj po shpalos vlerat e tij në Arabinë Saudite. Shqiptari ka qenë përsëri deciziv për ekipin e Benzema këtë fundjavë.

Al Itihad, klubi ku aktivizohet legjionari ka arritur të fitojë 2-0 në shtëpi kundër Al Fateh. Ajo që ran ë sy ishte asistimi që mbrojtësi i Kombëtares kreu për ‘yllin’ brazilian, Fabinjo.

Mitaj, i cili e ka vendin e garantuar në formacionin e arabëve, në minutën e 58 ‘gatoi’ golin e mesfushorit të dikurshëm të Liverpulit.

Lojtari shqiptar është vlerësuar me notën maksimale 7.7 edhe pse nuk ka luajtur 90 minuta të plota. Edhe realizuesi i pasimit të tij, Fabinjo ka marrë shumë notë të mirë, ekzaktësisht 8.

Të dy lojtarët kanë qenë 2 më të mirët e skuadrës kryesuese të ligës saudite. ‘Super Mario’ po shkon drejt titullit të parë në karrierë të një kampionati vendas.

 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare al itihad

Lini një Përgjigje