TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 18:46

Edon Zhegrova shpallet “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi shqiptar në kulmin e paraqitjeve dinjitoze me Lilën

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova shpallet “Lojtari i Ndeshjes”, sulmuesi shqiptar

Pas tri barazimeve radhazi në Ligën 1, sot Edon Zhegrova ndihmoi skuadrën e tij Lille për t’u rikthyer te fitorja, duke mposhtur Rene në shtëpi.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në ndeshjen e javës së 12 të kampionatit francez, sfidë e cila u mbyll me fitoren 1-0.

Protagonisti absolut i takimit ishte pikërisht Zhegrova si autor i golit të vetëm të takimit. Sofascore e vlerësoi si “Lojtarin e Ndeshjes”.

Në minutën e 45, Zhegrova u asistua nga sulmuesi Xhonatan Devid dhe gjeti me lehtësi rrugën e rrjetës. Ata të dy janë nga lojtarët më të kërkuar në Europë.

Ky ishte goli i katërt i 25-vjeçarit këtë edicion me fanelën e Lilës në kampionatin francez, teksa ka edhe një asistim. Për këtë gol dhe në përgjithësi paraqitjen e tij, Zhegrova u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore duke marrë notën 7.3.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje