
Momo Salah dhe Liverpuli, ky “binom”, i cili prodhon vazhdimisht dhe sidomos kur ekipi vuan sepse edhe ndaj vendit te fundit në Premier Ligë mund te kesh probleme. Të kuqtë kanë shënuar një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin 3-2 në transfertë ndaj Sauthemptonit në kuadër të javës së 12 Premier. Mohamed Salah tani ka shënuar +10 gola në secilin nga tetë sezonet e fundit të Premier Ligë. Realizoi edhe 100 gola larg Anfield për Liverpulin.
Mysafirët ishin të parët që rrezikuan në këtë ndeshje përmes Mohamed Salah, i cili në minutën e 21 e detyroi portierin vendas të bëjë një pritje të vështirë. Golin e parë në këtë takim, Liverpuli e shënoi në minutën e 30 përmes Dominik Shoboslai, i cili shfrytëzoi një gabim të madh të Sauthemptonit për të shënuar për 1-0.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë, Sauthemptoni fitoi penallti të cilën e shndërroi në gol Adam Armstrong, duke realizuar në mes të portës për 1-1. Nje penallti e diskutueshme duke qenë se VAR vendosi që ndërhyrja ishte brenda zone edhe pse kishte dyshime në fakt pasi kundershtari u hodh që jashtë zone.
Ishte pikërisht Armstrong ai i cili asistoi me të filluar pjesa e dytë në minutën e 56 për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 ekipit të tij pas golit te Mateus Fernandes. Kjo nuk e zmbrapsi Liverpulin, të cilët reaguan më pas duke shënuar dy gola për të marrë pikët e plota.
Mohamed Salah në minutën e 65 realizoi me lehtësi për rezultatin 2-2, teksa egjiptiani me pas doli sërish në skenë edhe te goli i fitores duke realizuar për 3-2 në minutën e 83 me penallti. Ate e ndali vetëm shtylla për të realizuar hat-trick.
Me këtë fitore Liverpooli shkon në kuotën e 31 pikëve duke zgjeruar në tetë pikë epërsinë ndaj Mançester Sitit në vendin e dytë që ka 23 pikë.
Lini një Përgjigje