TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 16:13

Dalin në ankand flokët e Maradonës, 35-50 mijë euro për të gjithë të interesuarit

Shkruar nga Pamfleti

Dalin në ankand flokët e Maradonës, 35-50 mijë euro për

Gjenialiteti dhe talenti që kishte e bënë Diego Armando Maradonën një mit absolut pa kufij. Gjithmonë, aq më tepër tani që po shënohet përvjetori i katërt i vdekjes.

Imazhet të papara më parë publikohen vazhdimisht, si ato të shkrepura në vitin 2005 me rastin e inaugurimit të një akademie në Katar.

Dashuria për Diegon jo vetëm e tifozëve napolitanë ka qenë gjithmonë mbi gjithçka, aq sa tashmë ka arritur një formë të vërtetë adhurimi.

Në fakt, një tufë flokësh, ato kaçurrela që e bënë të njohur kudo gjatë karrierës së tij, do të dalë në ankand në Paris më 15 dhjetor.

Flokë të vërtetë, origjinale, që i janë prerë Diegos në vitin 2018 nga një parukier në Dubai dhe që janë mbajtur deri më sot nga Stefano Ceci, sipërmarrës napolitan dhe ish-asistent i “Pibe de Oro”.

Për t’u vënë zotërim të flokëve do të duhet të shpenzohet një shumë që varion nga 35 deri në 50 mijë euro.

diego maradona ish-sulmuesi argjentinas

Lini një Përgjigje