TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Nëntor 2024, 11:56

Lojtari i Kombëtares ruse 'ngre' në qiell Mirlind Dakun: Ai është më i mirë se Ibrahimoviç dhe Ronaldo

Shkruar nga Pamfleti

Lojtari i Kombëtares ruse 'ngre' në qiell Mirlind Dakun: Ai

Mirlind Daku shënoi dy gola në fitoren 3-0 kundër Akron Toliatit. Sulmuesi shqiptar është kthyer në kërcënimin numër një në kampionatin rus dhe këtë e pranojnë në opinionin sportiv.

Artem Xhyba, lojtar i Kombëtares së Rusisë ka deklaruar pas ndeshjes se Daku tashmë është më i fortë se Ibrahimoviçi dhe Ronaldo.

“Sot Daku është më i fortë se Ibrahimoviçi dhe Kristiano (Ronaldo). Ne i sjellim golat vetë, kjo nuk është e mundur. Golat më të lehtë janë tonat. Ne duhet ta eleminojmë këtë”, ka deklaruar Artem Xhyba, citon “Match TV”.

Lini një Përgjigje