
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Canën.
Ai tha se së bashku kanë diskutuar mbi punët që po bëhen në sport dhe theksoi se vlerësuan rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Albin Kurti shpreh faktin se edhe pse jo në fushën e blertë, Cana vazhdon të kontribuojë për vendin në shumë mënyra.
Statusi i Albin Kurtit në Instagram:
“Me Lorikun herën e fundit u patëm takuar këtë verë gjatë Kampionatit Europian të Futbollit në Gjermani, në mbështetje të kombëtares shqiptare. Para pak ditësh, në Tiranë ai shfaqi dokumentarin për arbëreshët e Italisë.
Shkëlqimi i tij në fushën e gjelbër si kapiteni ikonik i Shqipërisë, vazhdon me punët e mira që Loriku bën për promovimin e kulturës kombëtare shqiptare. Sot u pamë për të diskutuar mbi punët e mira që po bëjmë në sport. Në veçanti, vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik, për t’i bërë pjesë të kulturës së përgjithshme të shoqërisë.
Përherë kënaqësi biseda me Lorik Canën, djaloshin nga Gjakova që ka meritë të madhe në mirëmbajtjen e frymës së atdhedashurisë”- shrkuajti ai.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje