TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2024, 21:34

“Diga” Ajeti i bëhet ‘ferr’ Osimhenit, dyshja shqiptare performancë të shkëlqyer kundër Gallatasarajit

Shkruar nga Pamfleti

“Diga” Ajeti i bëhet ‘ferr’ Osimhenit, dyshja

Bodrumspor ka lujatur sot takimin e vështirë përballë Gallatasarajit. Skudra jeshile ka humbur sfidën 1-0, por kjo falë ‘digës’ që mban emrin Ajeti.

Arlind Ajeti luajti si titullar  90 minuta të plota. Mbrojtësi ‘i hekurt’ u vlerësua me notën 7.3 dhe rezultoi më i miri në repartin e vet. Legjionari me numrin 15 në shpinë mbajti ekuilibrat edhe pas marrjes së kartonit të kuq të mbrojtësit të majtë.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk lejoi një goleadë në portën e tij, me Gallatasarajin që u kënaq vetëm me një shënim të belgut Batshuaji.

Ish-i i Tiranës u hodh në fushën e lojës si zëvendësues. Taulant Seferi luajti prej minutës së 62, duke mos depërtuar dot në mbrojtjen e stambollinjve.

Seferi nuk mundi të barazonte shifrat.

Pavarësisht rezultatit, 2 shqiptarët e ligës turke janë përshtatur mirë dhe po bëjnë maksimumin që Bodrumspori të mos kthehet andej nga ka ardhur e të mbijetojë mes të mëdhave të futbollit turk.

arlind ajeti bodrumspor

Lini një Përgjigje