
Ishte padyshim një sfidë spektakolare. Milani dhe Juventus u ndanë në paqe në “San Siro” pas një barazimi pa gola
Për djemtë e teknikut Paulo Fonseka ishin “yjet” Rafael Leao, Kristian Pulisiç e Loftus-Çik, tentuan disa herë portën e “Bardhezinjve”, ndërsa për skuadrën nga Torino “diamanti” turk, Kenan Jildiz kërcënoi goxha portën e Menjo, por pa mundur më shumë.
Në minutën e 69 kuqezinjtë e Fonsekës pretenduan për penallti, por arbitri vijoi lojën. Ndërkohë gjatë 90 minutave nuk pati asnjë rast flagrant nga skuadrat.
Falë këtij rezultati, Milani ngjitet në kuotën e 19 pikëve dhe vijon të pozicionohet në vendin e 7, ndërsa Juventusi ngjitet në koutën e 25 pikëve dhe mbetet në vendin e 6.
Lini një Përgjigje