
Arsenali ka mundur 3-0 Notingam Forestin në shtëpi dhe është kthyer te fitorja në kampionatin anglez pas më shumë se një muaji.
Ndeshja e luajtur në Emirates, e vlefshme për javën e 12 të Premier Ligës, u zhbllokua në minutën e 15 nga një gol i bukur i Saka.
Goli i dytë për “Topçinjtë” erdhi në minutën e 52 nga Parti me asistin që e Saka.
Bukajo Saka (43) ka dhënë më shumë asiste në Premier Ligë sesa Mikel Arteta (42).
Në minutën e 86 erdhi goli i tretë i vendasve i shënuar nga talenti 17-vjeçar Nuaneri, i cili tundi rrjetën katër minuta pas futjes në fushë në vend të Odegard.
Aston Vila u ndal në shtëpi nga Kristal Palas me shifrat 2-2.
Evertoni i Armando Brojës nuk shkoi më larg se barazimi pa gola me Brentforin, ndërsa Uolvesi triumfoi në transfertën me Fulhemin me rezultatin 1-4.
Lini një Përgjigje