TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2024, 17:03

Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi merr kreun e Serisë A dhe rishkruan historinë

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani shkëlqen si titullar, Interi merr kreun e Serisë A

Interi është kthyer në fushë për javën e 13 të Serisë A.

Zikaltrit shkatërruan Veronën me rezultatin 5-0 dhe kanë marrë përkohësisht kreun e klasifikimit.

Skuadra e Inzagit realizoi 4 gola në harkun e 14 minutave me Korrean në minutën e 17, Turam në minutat 22 dhe 25 dhe De Vraj në minutën e 31.

Protagonist i këtij takimi ishte edhe mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, i cili dha asistin për golin e katërt dhe e nisi ndeshjen e nga minuta e parë.

Në minutën e 41 erdhi edhe goli i Bishek.

Interi shënoi pesë gola në pjesën e parë të një ndeshjeje të kampionatit të luajtur në transfertë për vetëm herën e dytë në historinë e klubit, pas 5-1 kundër Sampdorias në 45 minutat e para, më 1 mars 1964.

Në pjesën e dytë, miqtë menaxhuan avantazhin dhe energjitë me rezultatin që mbeti  i pandryshuar.

Lajmi i vetëm i keq për trajnerin Inzagi ishte dëmtimi i Açerbit pas vetëm 15 minutash lojë.

inter verona seria a

Lini një Përgjigje