TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2024, 15:14

Gjoba e çuditshme pritet t’i kushtojë shtrenjtë Erling Haland, sulmuesi i Sitit rrezikon burgun në Zvicër

Shkruar nga Pamfleti

Gjoba e çuditshme pritet t’i kushtojë shtrenjtë Erling

Sulmuesi i Mançester Sitit, Erling Haland raportohet se rrezikon të burgoset në vizitën e tij të radhës në Zvicër për mospagimin e një gjobe.

Ky lajm vjen mes raporteve se Siti është i gatshëm t’i ofrojë norvegjezit një kontratë të re që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në Premier Ligë.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, emri i Erling Haland u shfaq në “fletën e njoftimit zyrtar” të kantonit Vaud më 25 tetor.

Në fletë, u zbulua se sulmuesi i Mançester Sitit është ndëshkuar me një gjobë prej 60 frangash, rreth 65 euro, të cilën ai ende nuk e ka paguar për një kundërvajtje të pazbuluar.

Ndërsa gjoba është thjesht një shumë e vogël, burimi i lartpërmendur raportoi se nëse Haland nuk e paguan vullnetarisht gjobën, ai rrezikon të vuajë një ditë burg në vizitën e tij të radhës në Zvicër.

Megjithatë, shanset që Erling Haland të marrë një dënim me burg njëditor në Zvicër janë të ulëta, pasi shuma e gjobës është e parëndësishme.

erling haland sulmuesi i mançester sitit

Lini një Përgjigje