TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2024, 18:17

Dështoi në ndeshjen e Kombëtares me Ukrainën, Daku 'shpërthen' në Rusi; shënon 2 gola në 20 minuta 

Shkruar nga Pamfleti

Dështoi në ndeshjen e Kombëtares me Ukrainën, Daku

Mirlind Daku është rikthyer me dy gola në 20 minuta në Rusi. Sulmuesi shqiptar, i cili ishte pjesa e kombëtares kuqezi në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, por pa mundur të lërë gjurmë, është kthyer menjëherë vendimtar për skuadrën e Rubinit, i cili e mbylli 2-0 pjesën e parë ndaj skuadrës së Akron Togliatti.

Daku është sulmuesi kryesor i skuadrës ruse dhe me dy golat e fundit ka shkuar në kuotën e 8 realizimeve, vetëm dy më pak se kryegolashënuesi i kampionatit rus.

Për Dakun, në merkaton e verës pas oferta edhe nga Serie A, konkretisht nga skuadra e Cagliarit, por ai vendosi të mos largohej nga Rubini.

Lini një Përgjigje