TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Nëntor 2024, 12:59

Hidhet shorti i ‘play off’-it në Ligën e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarin; çerekfinalet premtojnë spektakël

Shkruar nga Pamfleti
Hidhet shorti i ‘play off’-it në Ligën e Kombeve, Kosova
Liga e Kombeve

Në Nion të Zvicrës është shorti për ndeshjet e ‘play off’-it në Ligën e Kombeve.

Pjesë e këtij shorti është edhe Kosova e cila u rendit në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Dardanët kanë mundësi të ngjiten në Ligën B me anë të ‘play-off’-it, ku shorti i ka vendosur përballë Islandës.

‘Play-off’-et e Ligës B/C dhe ‘play-off’-et e Ligës A/B, si dhe çerekfinalet e Ligës A, në parim do të zhvillohen të gjitha të enjten më 20 dhe të dielën më 23 mars 2025.

Rezultatet e shortit:

SHORTI

ÇEREKFINALE
Holandë-Spanjë
Kroaci-Francë
Danimarkë-Portugali
Itali-Gjermani
Vazo 1 – Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë
Vazo 2 – Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci

GJYSMËFINALE
Fituesi Itali-Gjermani – Fituesi Danimarkë-Portugali
Fituesi Holandë-Spanjë – Fituesi Kroaci-Francë

LIGA A/B
Turqi-Hungari
Ukrainë-Belgjikë
Austri-Serbi
Greqi-Skoci
Vazo 1 – Skoci, Serbi, Hungari, Belgjikë
Vazo 2 – Greqi, Austri, Turqi, Ukrainë

LIGA B/C
Kosovë-Islandë
Bullgari-Irlandë
Armeni-Gjeorgji
Sllovaki-Slloveni
Vazo 1 – Slloveni, Gjeorgji, Islandë, Irlandë
Vazo 2 – Sllovaki, Kosovë, Bullgari, Armeni

LIGA C/D
Gjibraltar-Letoni
Malta-Luksemburg
Vazo 1 – Letoni, Luksemburg
Vazo 2 – Maltë, Gjibraltar

liga e kombeve kosova

Lini një Përgjigje