
Trajneri i kombëtares shqiptare, u përfol si një nga tre kandidatët e mundshëm për të marrë drejtimin e Inter Miamit në kampionati amerikan të futbollit.
Me rezultatet negative në turin e fundit të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, të gjithë menduan se Sylvinho mund të largohej nga Shqipëria për të kërkuar një aventurë të re larg Europës, por kjo gjë nuk do të ndodhë.
Sylvinho nuk ka zgjedhur të largohet nga Shqipëria, duke respektuar deri në fund kontratën e tij dhe të arrijë misionin për të kualifikuar kuqezinjtë në Botëror.
Nga ana tjetër, David Beckham duket se e ka gjetur zëvendësuesin e Tata Martinos, i cili do të jetë një tjetër argjentinas.
Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Barcelonës, Javier Mascherano. Sipas informacioneve të raportuara nga Tyc Sports , argjentinasi do të drejtojë një ekip plot me shokë të vjetër si Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.
Lini një Përgjigje