
“Gjigandi” i mbrojtjes në Kombëtaren shqiptare, Ardian Ismajli është kthyer në emrin më të përfolur të Seria A. I kërkuar nga klube “big” të Italisë, Ismajli duket se është pranë një katapultimi të rëndësishëm në karrierën e tij.
Kapiteni i Kombëtares, kërkohet nga Juventus e Napoli, të cilët janë në garë për të marrë shërbimet e qendërmbrojtësit 28-vjeçar.
Është "Il Mattino" në Itali që bën me dije se klubi napoletan ia ka dalë të bindë Ismajlin dhe duket se palët kanë një marrëveshje. Gjithçka lidhet me 1 korrikun e 2025, kur mbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata me Empolin dhe do mund të largohej falas.
Po sipas medieve në Itali, nëse Juventus futet në garë dhe është i gatshëm për të paguar, edhe Napoli nuk do kursehej duke bërë një ofertë për Ismajlin që në dritaren e transferimeve në janar.
Lini një Përgjigje