
Çelsi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Leisterin në javën e 12 të Premier Ligës dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes duke parakaluar Arsenalin.
Skuadra e Enzo Mareskës është kthyer te fitorja pas dy barazimeve 1-1 të marra kundër Mançester Junajtif dhe Arsenalit.
Protagonisti i ndeshjes së luajtur në “King Power Stadium” ishte Enzo Fernandez, blerja 121 milionë euro e Bluve në janarin e vitit 2023.
Argjentinasi dha asistin për golin e Xhekson në minutën e 15 dhe realizoi të dytin në minutën e 75.
Ajeu ngushtoi diferencën për Leisterin me një penallti të transformuar në gol në minutën e 94, por që pati vetëm vlerën e statistikës.
Lini një Përgjigje