TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2024, 15:40

Lara Kolturi e jashtëzakonshme, skiatorja shqiptare shkruan historinë dhe lë gjurmë në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

Lara Kolturi e jashtëzakonshme, skiatorja shqiptare shkruan historinë

Skiatorja shqiptare Lara Kolturi është renditur në vendin e dytë në garën e sllallomit për femra, zhvilluar sot në pistën austriake të Gurgl. Ky është rezultati më i mirë në karrierën e skiatores 18-vjeçare shqiptare, që arrin të ngjitet për herë parë në podiumin e një gare të Kupës së Botës.

Në këtë garë morën pjesë 75 konkurrente dhe Kolturi bëri një paraqitje të jashtëzakonshme, duke u renditur vetëm pas një ikone si Mikaela Shifrin. Pas dy zbritjeve, Kolturi dha kohën e përgjithshme 1’40”77, vetëm 55 të mijëtat pas amerikanes Shifrin (1’40’22), që doli fituese e kësaj gare.

Pas zbritjes së parë, Kolturi dha kohën 51”69, duke u renditur në vendin e katërt, ndërsa në zbritjen e dytë realizoi kohën 49”08, duke rikuperuar dy pozicione dhe e mbylli garën në vendin e dytë. Një rezultat historik për Kolturin dhe për sportin shqiptar, që kurrë nuk ka arritur në nivele të tilla.

Kjo ishte gara e tretë sezonale për skiatoren e re shqiptare (italiane por me nënshtetësi shqiptare), e cila është në vitin e tretë në garat e Kupës së Botës. Paraqitjet e saj kanë ardhur në përmirësim nga sezoni në sezon dhe tashmë vjen ky podium i shumëpritur dhe i merituar, duke grumbulluar pikë të rëndësishme

lara kolturi skiatorja shqiptare

Lini një Përgjigje