TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2024, 18:29

Atletiko parakalon Realin, madrilenët përmbysin Alaveshin në minutat e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko parakalon Realin, madrilenët përmbysin Alaveshin në

Atletiko e Madridit ka mundur 2-1 Deportivo Alaveshin në javën e 14 të La Ligës dhe është ngjitur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.

Ishte një fitore e vuajtur për skuadrën e Simeones që deri në minutën e 76 ishte duke humbur 1-0 në shtëpi pas penalltisë të transformuar në gol nga Guridi në minutën e 7.

Ishte Grizman që barazoi për “Los Kolçoneros” në minutën e 76 po nga pika e bardhë para se Shorloth të gjente golin e fitores dhjetë minuta më mbrapa.

Me tri pikët e marra sot, Atletiko është ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 29 pikë, dy më shumë se Reali, por “Los Blancos” kanë dy ndeshje më pak.

atletiko e madridit deportivo alavesh la liga

Lini një Përgjigje